TIRANE

Këngëtarja Vesa Luma dhe Big Basta janë shpërngulur prej kohësh në Zelandën e Re. Dyshja është gjithmonë aktive në rrjete sociale ku ndajnë me ndjekësit më shumë rreth përditshërisë së tyre.

Në një ndër postimet e fundit në rrjetet sociale , një ndjekëse e ka ‘akuzuar’ këngëtaren për ndërhyrje kirurgjikale. Por këtë koment Vesa e ka marrë me sportivitet duke i kthyer një përgjigje me nota humori.

“Çfarë i ke bërë buzëve moj aman? Pse shpërfytyroheni me zor?”, ka qenë komenti i ndjekëses. Ndërsa këngëtarja shkruan: “S’i kam bërë asgjë. Mendova t’i bëj, pastaj m’u kujtua që duhet të vë maskë, më kishin shkuar lekët kot.”

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: