Teksa në Devos të Zvicrës u mbajt Forumi Ekonomik, drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Pfizer është përballur me një situatë të pakëndshme. Albert Bourla u sfidua me pyetje nga një prej gazetarëve.
Ai këmbënguli që t’i jepej përgjigje se pse është mbajtur i fshehtë fakti që vaksina kundër COVID-19 nuk mbron pacientët nga riinfektimi.

“Në fillim keni thënë se është 100 për qind efektive, më pas 90, 80, 70… e tani që dihet se ajo nuk mbron nga riinfektimi, pse e keni mbajtur të fshehtë këtë”, dëgjohet njëri nga gazetarët duke pyetur të parin e Pfizer.

Ndërkohë, një tjetër gazetar e pyet Albertin, nëse ka ardhur koha që të kërkojë falje dhe të rimbursojë të gjithë, për faktin se miliona doza janë shitur në mbarë botën.

“Keni bërë miliona në kurriz të njerëzve të lodhur nga kjo pandemi dhe tani si milioner – çfarë mendoni për jahtin tuaj, aeroplanin privat. Çfarë keni për të thënë për shumë njerëz që po vdesin nga sulmi në zemër” pasoi përgjigja tjetër e gazetarëve. Por Bourla vazhdoi ta ruaj gjakftohtësinë, duke mos pranuar të bëjë komente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: