Pak moment para vrasjes së 50 njerëzve në 2 xhami të Zelandës së Re, njeriu i arrestuar për masakrën e Kristçërç, postoi në internet një manifest që aludonte mbi ”Zëvendësimin e Madh” – një teori demografike raciste, që nxit frikën se njerëzit e bardhë do të zhduket një ditë. Brenda pak orësh nga masakra, ky akt terrorizmi i frymëzuar nga një teori konspiracioni kishte krijuar tashmë shumë teori konspiracioni të reja. Moderatori radiofonik konservator, Rush Limbou, spekuloi se autori i masakrës ishte një majtist i fshehtë, që shpresonte ta përdorte sulmin për të dëmtuar reputacionin e së djathtës.

Që një tragjedi e vetme, mund të pjellë kaq shumë teori konspirative, kjo nuk duhet të jetë e habitshme. Ne kemi dëgjuar deri tani konspiracionet të panumërta:mbin avionin e zhdukur të ‘Malaysia Airlines’, pasionet politike të Xhorxh Sorosit, vaksinat, ndryshimet klimatike etj. Teoritë e konspiracionit, duket se janë bërë pjesë e rëndësishme e mënyrës se si ne, si shoqëri, i përpunojmë lajmet.

Gjithëprania dhe rreziqet e të gjitha këtyre teorive të komplotit, ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve. Për vite të tëra, pasojat e rrezikshme të konspiracionit, i shtynë shumë hulumtues të besojnë se ato janë një patologji që ka nevojë të kurohet. Por kjo formë e mendimit, tentonte të përplasej pa dëshirë me disa fakte.

Sa më shumë që mësojmë mbi besimet e teorive të konspiracionit, aq më shumë ato na duken normale – dhe aq më shumë shkencëtarët shqetësohen se përpjekja për t’i parandaluar ato, mund të ketë rreziqet e veta.

Politologu i Universitetit të Majemit në SHBA, Zhozef Ushinski, katalogoi dhe kodoi më shumë se 100.000 letra lexuesish botuar në gazetat “The Neë York Times” dhe Chicago Tribune”, duke zbuluar se numri i letrave që pretendonin dhe diskutonin teoritë e konspiracionit, ishte mjaft i qëndrueshëm 120 vitet e fundit.

“Kishte disa gjëra të çmendura që ata ishin më shumë se të lumtur t’i botonin. Kishte pretendime se CIA po krijonte gra lezbike. Se janë zbuluar planete të huaja. … se Xhimi Karteri është një agjent i fshehtë komunist etj”- thotë Ushinski. Dhe nga kjo rezulton, se shumica e njerëzve beson në disa teori të çuditshme – prapa perdes.

Për shembull, më shumë se gjysma e amerikanëve, mendojnë se ka pasur më shumë se një person të përfshirë në vrasjen e Xhon F.Kenedit. Ndërkohë një studim i vitit 2014 zbuloi se më shumë se gjysma e amerikanëve besojnë në të paktën një konspiracion mjekësor – një listë që përfshin gjëra të tilla si mjekët që u bëjnë fëmijëve vaksina që ata e dinë se janë të rrezikshme apo ideja që Administrata e Ushqimit dhe Barnave, e pengon qëllimisht kurimin e kancerit, për shkak të presioneve nga industria farmaceutike.

Keri Leonard, psikologe postdoktorale në Universitetin e Letbrixh në Kanada, thotë se ndjenja e mungesës së kontrollit mbi aspekte të ndryshme të jetës, një prirje drejt mendimit paranojak, moskuptimit dhe përdorimit të gabuar të statistikave dhe arsyetimit probabilistik – të gjitha këto gjëra lidhen me besimin tek fantazmat, dhe aftësitë e lojërave elektronike për të ndryshuar fatin tuaj, si dhe në besimin tek Iluminati.

Në fakt, thotë Leonard, nëse beson tek aktivitetet paranormale, ka më shumë gjasa të besosh teoritë e konspiracionit dhe anasjelltas. Në të njëjtën kohë, teoritë e konspiracionit kanë një aspekt sociopolitik që i bën ato të duken të bazuara. Leonard dhe studiues të tjerë mendojnë se besimi tek teoritë e konspiracionit, si ndërveprim midis tendencave individuale dhe rrethanave shoqërore. Për shembull, nëse jeni pjesë e një grupi që është margjinalizuar nga shoqëria ose i mungon fuqia, keni më shumë gjasa të besoni në teoritë e konspiracionit.

Kjo do të thotë që qënia anëtar i një pakice racore, është një parashikues i besimit tek konspiracioni – dhe po kështu papunësia, statusi i ulët ekonomik, apo thjesht të qënit anëtar i

një grupi kulturor që shihet me përvuzje nga njerëzit në pushtet.

Po kështu, kimi parasysh se cili po akuzon kë si i angazhuar në një teori komploti. Studimi i Ushinski, gjurmoi statusin shoqëror të autorrëve të letrave dërguar gazetave. Njerëzit e zakonshëm kishin shkruar më shumë se 70 për qind të letrave mbi konspiracionin- në krahasim me anëtarët e elitës së shoqërisë – ndërsa konspiracionet e supozuara shënjestronin zakonisht njerëzit me pushtetit.

Nuk ka ndërkohë asnjë prove, që të sugjerojë se besimi tek konspiracionet, është një fenomen i së djathtës apo i të majtës ekstreme, thotë Ushinski. Amerikanët, besojnë gjerësisht besojnë se “disa prej tyre” tërheqin fijet dhe manipulojnë vendin. Dhe pikërisht këtu besimet e konspiracionit fillojnë të përzihen me të vërtetën.

Megjithatë, në një studim i vitit 2017, Ushinski argumentoi se teoritë e konspiracionit mund të jenë pjesërisht të dobishme për procesin demokratik, duke i quajtur ato “mjete të kundërshtimit të përdorura nga të dobëtit për të vendosur një lloj balance me ata në pushtet”.

Por shumë shkencëtarë, i shohin teoritë e konspiracionit si kryesisht negative. Natyrisht, i gjithë ky debat nuk supozon se eliminimi i teorive të konspiracionit është dicka e mundur. / FivethirtyEight –bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb