TIRANE
Ermal Mamaqi ishte mbrëmë një nga të ftuarit e banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP”. Teksa bisedonte me Xhemin, Salsanon, Arjolën dhe Donaldin, ai u shpreh se në sezonin e dytë të serialit “H.O.T” do të jetë dhe Bora Zemani si aktore.

Mamaqi nuk ngurroi që të ngacmonte edhe Veshajn, i cili është komentuar shumë për historinë e dashurisë me moderatoren e njohur. Donaldi nga ana tjetër u ndal te pagesa duke thënë që Bora duhet paguar mirë.

Biseda:

Ermali: Te sezoni ri do marrim Bora Zemanin si aktore.

Donaldi: Te sezoni ri?

Ermali: Po

Donaldi: Vetëm duhet ta paguash mirë.

Ermali: Pse të djeg miza ty?

Donaldi: Unë u kujdesa .

Ermali: Unë paguaj se kam sponsora.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb