Deputeti i PD Edi Paloka, në një prononcim për mediat ka deklaruar se Pala e [përfaqësuar prej tij si mandatuar për dialogun me grupin tjetër brenda PD, nuk ka vënë asnjë kusht.

Deklarata e Palokës vjen në një kohë kur Grupi Parlamentar i PD njoftoi sot dështimin e bisedimeve.

“Duhet tju them që Statuti edhe i vjetri, ai që sot konsiderohet si statuti i tyre, ka primaret. Nuk ka asnjë pikë në Statut që të na përplasë mbi primaret. Në deklaratë e tyre të publikuar dje kërkohej eliminimi i strukturave të PD të ngritura nga një vit sakrificash.

Theksohej një strukturë jashtë strukturash me anëtarë të barabartë e të vendoste me votë unanime. Nëse njëri thoshte jo procesi binte poshtë. Veto që kërkohet jo kur ke vullnet për të bashkëpunuar por që ditën e parë mendon si ta bllokosh. E kuptoj kur kjo i kërkohet Ramës, por brenda partisë tënde ku supozohet që ke hyrë me vullnet. Kam biseduar dje me zotin Bardhi në Parlament  e i kam thënë këto që po ju them ju. Pse të vëmë grepa e të vendosim ngërçe. Nëse nuk duam të bashkëpunojmë nuk kemi pse bisedojmë fare nuk kemi pse vëmë kushte. Ne veç primareve nuk kemi vënë asnjë kusht”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: