Eksperti i energjisë Halit Velaj deklaroi në tryezën me kreun e PD-së Sali Berisha se që sistemi energjetik do të vinte në këtë pikë, që në 2014 i ka dhënë shenjat e para.

Duke folur për krizën energjetike, Velaj tha se ishte e paimagjinueshme që me ardhjen në pushtet t’i falen CEZ-it vetëm nga KESH-i, 570 milionë dollarë. Ai foli më tej për keqmenaxhim të aseteve energjetike.

“Pse triumfohet me të madhe, problemi i krizës dhe rritjes së çmimit. Që sistemi energjetik do të vinte në këtë pikë, që në 2014 i ka dhënë shenjat e para. Ishte e paimagjinueshme që me ardhjen në pushtet t’i falen CEZ-it vetëm nga KESH-i, 570 milionë dollarë, që ne ua shisnim atyre me 22 lekë të vjetra. Nëse marrim dëmin ekonomik që është 3-fish janë 3 miliardë dollarë. Por nuk u ndalën me kaq, u falën edhe 90 milionë euro.
Problemi i dytë ishte prishja e kontratave me HEC-et e vegjël. Ne e kemi mundësinë që qeveria të shfrytëzojë çdo pikë, përsëri janë mundësitë.
Këta përfituan një kredi. Tani ishte problemi që kjo kredi duhej të prishej. Unë flas për KESH. Në vitin 2014 gjendja teknike e të gjithë agregateve të Drinit ishte e përsosur. Dhe çfarë ndodh, të gjithë këto kredi, pavarësisht se investimet janë të mira, nuk dhanë asnjë impakt. Çfarë impakti mund të ketë, kur ti ndërton një godinë të re. Çfarë impakti mund të ketë kur ti investon në zyra.
Nëse ne sot blejmë me këto çmime, pas 1 muaji vjen momenti që mund të bëhemi edhe për të shitur energji. Si do të dalim nga kjo gjendje nëse nesër është një qeveri e përgjegjshme.
E para dhe kryesorja është menaxhimi i aseteve që disponojmë. Nuk duan as investime as fuqi punëtor, por duan një menaxhim. Duhen disa njerëz që të jenë përgjegjës ndaj ligjit. Duhet të dini se kaskada e Drinit e prodhon edhe me 3 metër kub ujë edhe me 7. Nëse jemi në kuotat maksimale, harxhojmë 3 metër kub ujë dhe prodhojmë energji. Nëse bie niveli rritet kostoja.
Nëse deri dje iu dha përparësi HEC-eve që e dhanë edhe impaktin e tyre në vitin 2021. Ne na duhen edhe 500 mega të tjera. Pse nuk bëhen këto parqe me pasqyra”, tha eksperti i energjisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb