TIRANE- Adi Krasta realizoi një sezon të “E Diell”, në Top Channel, program që pati një mbështetje të fortë të kritikës e vlerësim publik, por kontrata është mbyllur pa përfunduar.

I ftuar sot në “Studio e Hapur” në News 24 ai pranoi të flasë sërish për largimin dhe thotë se arsyeja e vetme ishte mungesa e lirisë për të thënë dhe ftuar në emision ata që donte.

“Më kërkuan që kontrata me ta të mbyllej më herët se sa ishte përcaktuar. Nuk e kam të qartë arsyen por në fund ishte një ndarje xhentëlmenësh. Kemi koncepte të ndryshme për bërjen e televizionit. Unë jam i ndjeshëm për lirinë e fjalës, për të ftuarit, dua ata që i bëjnë drejtësi të vërtetës, që të jem i ndershëm dhe nuk e pata këtë liri”,- sqaroi Krasta.

Edhe pse e pranon hapur që Top Channel-in e do akoma, Krasta tha se nuk mund të pajtohej me disa gjëra. “Disa të ftuarit e mi kanë shkaktuar një lloj tensioni, madje një monolog i imi është hequr edhe nga youtube. Liria e fjalës është thelbi, liria e të shprehurit. Në këtë vend duhen lejuar edhe njerëz që flasin ndryshe, bëjnë pjesë të gjithë në një pazëll të tërë. Ky është një vend që ka vend për të gjithë”,- shtoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb