Teksa ERE kishte marrë vendimin që më 1 tetor të ndryshonte fasha e energjisë, kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë, se çmimi i energjisë nuk do ndryshonte, të paktën përkohësisht.

Në lidhje me këtë temë po diskutohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”.

Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie, tha së vendimin e qeverisë s’ka asgjë politike, por vetëm llogari.

“Duhet që qytetarët të kuptojnë diçka. Energjia nuk është thjesht politikë, është konsum. Ne kemi një energji që 70% të prodhimit tonë, 21% përballohet nga hidrocentralet e vegjël. Me natyrën e prodhimit tonë jemi të detyruar ti adresohemi importit.
Cila qeveri e botës bën një lojë të tillë brenda një jave. Politika është nonsens, por në llogaritjet ekonomike bën sens.
Në shtator ulen temperaturat pak, në momentin kur për shkak të idesë së fashës filluan të kursejnë, atëherë u pa që nga 17 mijë megavat, kërkesë ditore ra me 46%.
Me këtë rënie, kjo qeveri filloj i ra lapsit sërish. Edhe importi nuk është më aq i shtrenjtë sa ka qenë para 3 javësh. Çdo qeveri bën llogaritë. Ekonomia më ka mësuar të kem logjikë tjetër”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: