Një luftë e ashpër për dominimin e tregut të kokainës në Ekuador, duket se ka qenë ‘molla e sherrit’ mes klanit serbo-malazez ‘Kavac’ dhe mafies shqiptare të drogës. Këtë fakt e bëjnë me dije ish-drejtues të lartë të strukturave të sigurisë në Serbi.

‘Lufta’ mes klaneve mafioze arriti kulmin me vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar, Ergys Dashi, i cili u ekzekutuaj me 20 plumba në 22 janar të këtij viti në një restorant në Guajakil, port nga ku dërgohen ngarkesa të mëdha droge në Evropë.

Dashi ishte një lidhje mes mafies shqiptare dhe ruse dhe u eliminua me vrasës me pagesë. Ishin dy persona që kryen ekzekutimin, njëri prej të cilëve mbante një buqetë me lule, që është një lloj mesazhi.

I vrari bënte një jetë të fshehtë në Ekuador, ku nuk kishte dosje dhe merrej me tregtinë e kokainës. Ndërkohë, dyshohet se përgjegjësit kryesorë të eleminimit të Dashit janë klani mafioz serbo-malazez ‘Kavac’, me në krye Radoje Zvicer.

2693961 Radoje Zvicer Ff
2693961 Radoje Zvicer Ff

Por, çfarë e shkaktoi përplasjen mes dy grupeve mike, që u kthyen në armike?

Menjëherë pas vrasjes së Ergys Dashit, nisën aludimet e para të grupit apo personave, të cilët kishin paguar për të eliminuar njërin prej kokave shqiptare të kokainës në Ekuador.

Të gjitha faktet dhe rrethanat çuan në një emër: KAVAC, dikur grup mafioz, i cili bashkëpunonte ngushtë me mafien shqiptare, por që ‘uria për pushtet’ do të bënte që t’i kthenin armët njëri – tjetrit.

Megjithatë, deri më tani, gjithçka mbetet nën kuadrin e dyshimeve, ndërsa mësohet se ajo që çoi në këtë përplasje është pikërisht fakti shqiptarët drejtuan policinë me një nga ngarkesat e mëdha të kokainës në pronësi të klanit ‘Kavac’, e cila më pas u sekuestrua.

Aaaaa
Aaaaa

Sipas asaj që shkruan e përditshmja serbe ‘Kurir’, Dashi ishte një lidhje e fuqishme mes mafies shqiptare dhe asaj ruse. Më tej në këtë shkrim thuhet se, palët iu vunë kundër njëri – tjetrit pas spiunimeve që shqiptarët iu bënë serbo-malazezëve të ‘Kavac’, të cilët ishin të gjymtuar nga arrestimet e kryera së fundmi në Serbi dhe Malin e Zi, ndërkohë që lideri i tyre është ende në arrati.

Ish-shefi i Policisë së Beogradit, Marko Nicoviç: Konfliktet do të ulen, kanë interesa të përbashkëta!

Por, për ish-shefin e Policisë së Beogradit, Marko Nicoviç, kjo luftë mes palëve nuk do të zgjasë shumë, pasi sipas tij, konfliktet midis klaneve malazeze dhe shqiptare do të zbuten për shkak të interesave të përbashkëta.

“Shqiptarët po kalojnë gjithnjë e më shumë nga kontrabanda e heroinës në kokainë nga Amerika e Jugut. Doganierët dhe policët në portet shqiptare dhe malazeze paguhen keq, ndaj nuk është e vështirë t’i korruptosh, prandaj janë vende ideale për kontrabandë. Aktualisht ka konflikt mes dy klaneve, por unë mendoj se ata do të gjejnë një gjuhë të përbashkët sepse po u hapet rruga për shkak të forcave policore të pajisura keq”, thotë Nicoviç për median serbe, ‘Kurir’.

800 0 61ef0f4693392
800 0 61ef0f4693392

Vrasja e Ergys Dashit nga vrasës profesionistë, ja si ndodhi ngjarja:

Ergys Dashi, 34 vjeç, u ekzekutua në një atentat mafioz në qytetin e Guayaquilit në Ekudor, qyteti me portin e njohur për transportimin e sasive të mëdha të kokainës. Dashi ishte ulur të darkonte në një restorant me emrin ‘Grilling’, në rrugën ‘Avenue José Joaquín Orrantia’ përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’. Kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve mbante një buqetë me lule në duar që janë futur në restorant me qëllimin e qartë, për të vrarë 34-vjeçarin shqiptar.

Ata janë ndaluar në hyrje të restorantit nga anëtarë të stafit, të cilët u kanë kërkuar certifikatën e vaksinimit (rregull i vendosur nga qeveria ekuadorian pas rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19).

“Mos ndërhy, mos ndërhy,”- rezulton t’i kenë thënë atentatorët njërit prej punonjësve, duke i treguar dhe armën që mbanin në brez, gjë që ka detyruar punonjësit e restorantit të zbrapsen.

20 plumba janë zbrazur me breshëri në drejtim të shqiptarit, pesë prej të cilave në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas atentatorët kanë hipur mbi motor dhe janë larguar duke shtënë sërish në drejtim të restorantit, për të ‘mbjellë’ akoma më shumë terror.

Atentati me shënjestër shqiptarin la edhe një vajzë të plagosur. 26-vjeçarja Angie Romero ishte ulur në tavolinën ngjitur me shqiptarin dhe një plumb e kapi në këmbë, por që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb