Të mitur që vetëvriten… Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë? Kjo është pyetja që mund të ngrejë çdokush në raste si ai i 12-vjeccares nga Vau i Dejës e cila i dha fund jetës aq e re duke u vetëhelmuar.

Psikologët shpjegojnë se janë një sërë motivesh që mund të çojnë një të mitur drejt aktit ekstrem. Suela Domnori, psikologe pranë Drejtorisë Arsimore në Shkodër thotë se arsyet e akteve të tilla janë të ndryshme, por sipas saj ato nuk vijnë asnjëherë pa paralajmërim.

Ajo thotë se fëmija ndryshon sjellje.
Përpos librave, pasion i 12-vjeccares që u vetëvra në Vaun e Dejës ishte futbolli. Prej një viti ajo ishte pjesë e ekipit të futbollit të femrave, ku kishte qenë tepër e shoqërueshme.

Me pikëpyetjet e mëdha që ka, Presidenti i këtij klubi Ferdinand Jaku thotë se mungesa e mjediseve argëtuese për fëmijët në këtë zonë është një ndër faktorët që mund të çojnë të miturit drejt depresionit.

Prindërit dhe shkolla janë mjediset ku ndryshimet në sjelljen e të miturve mund të dallohen më së miri. Por mësuesi i saj kujdestar thotë se vajza përveçse një nxënëse shumë e mirë, ka qenë tepër aktive dhe e shoqërueshme.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia vitet e fundit ka një tendencë në rritje të vetëvrasjeve të fëmijëve, por mbeten dilema të shumta rreth motiveve që mund t’i çojë ata drejt një akti të tillë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb