Presidenca i është përgjigjur Edi Ramës për pyetjen e këtij të fundit se pse Meta dhe Berisha kanë votuar pro raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës.

Pikërisht, zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka ftuar Ramën të dalë në përballje me Metën para gjithë kombit shqiptar që të marrë përgjigjen sy më sy.

Po ashtu Presidenca pyet Ramën se kush e urdhëroi të padiste Ramush Haradinajn për shpifje dhe pse nuk shkoi në gjyq me të.

Gjithë ky debat ka filluar pasi Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzat ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit që janë tashmë në paraburgimin e Hagës. Zëra opozitarë kanë akuzuar Ramën se e ka çuar Thaçin në Hagë duke e akuzuar si bashkëpuntor i Vuçiçit, por ky i fundit ka mbështetur me deklarata luftën e UÇK si dhe ka dalë kundër procesit gjyqësor të hapur ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Sot ai ka shtruar disa pyetje, kryesisht Berishës e Metës se pse votuan pro raportit të Dick Marty në të cilin flitej për krime lufte nga UÇK, por Presidenca preferon mos përgjigjet duke e ftuar në përballje me Metën.

STATUSI NGA TEDI BLUSHI

Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i  kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me antiplumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike.

E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy.

Sa për mufkat që lëshon nga Twitter-i, as meritojnë përgjigje.

Kush të urdhëroi ty KryePis të hidhje në gjyq Kryeministrin e Kosovës?

Pse nuk ta mbajti të shkoje në gjyq o këlysh i rrahur që i vogël?

Edvin Kristaq Tradhtia dëgjoji mirë dhe mbaji shënim këto tre porosi:

  1. Ju shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t’i shpëtuar kurrë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb