PSG kërkon të ndryshoj qasje në sezonin e ri dhe për këtë arsye priten disa ndryshime. Drejtori sportiv i klubit, braziliani Leonardo, konfirmoi se Thiago Silva dhe Edison Cavani do të largohen në fund të sezonit ndërsa në merkaton në hyrje, lëvizja e parë ishte blerja e kartonit të Maruo Icardit.

Sergej Milinkovic Savic Lazio I3w37x2vroxk1737u2w3tx58a
Sergej Milinkovic Savic Lazio I3w37x2vroxk1737u2w3tx58a

Sipas “Le10Sport”, klubi francez është vënë në ndjekje të Milinkovic-Savic, një lojtar që konsiderohet si zbulimi më i madh i Igli Tarës. PSG është e gatshme të investoj 60 milion euro kesh për mesfushorin por sërish kjo shifër nuk bind plotësisht presidentin e Lazio, Claudio Lotito.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb