Al-Khelaifi, presidenti i PSG, nuk fshihet dhe nuk përdor as lojëra kur pyet për C.Ronaldo, dashuria e sheikut për sulmuesin e Juves është aq e madhe se nuk do të ishte aspak çudi nëse një ditë CR7 e shohim në Paris: “Vit pas viti C.Ronaldo tregon një vendosmëri unike, një forcë të jashtëzakonshme karakteri. Është gjithnjë i motivuar për tu përmirësuar ditë pas ditë, duke shtyrë gjithnjë përtej limiteve”, u shpreh Al-Khelaifi për “France Football” duke shtuar:

Ronaldo
Ronaldo

“E admiroj këtë vullnet të pathyeshëm që ka. Është një shembull për të gjithë atletët në të ardhmen. Zemërgjerësia e tij jashtë fushe është gjithashtu një virtyt që duhet theksuar”, u shpreh presidenti i PSG duke lëshuar një sinjal të qartë, CR7 është i mirëpritur në ekipin e tij. Këto fjalë të Al-Khelaifit shtojnë dhe më shumë zërat që flasin për një larg të C.Ronaldos në fund të këtij sezoni. Nëse PSG arrin të ruaj grupin aktual, Neymar, Mbappe etj, dhe nëse këtij grupi i shtohet edhe CR7, francezët do të ishin realisht që klub i frikshëm, për të synuar të gjithë bashkë triumfin në Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb