Renato Sanches ndiqet nga PSG dhe Milani. Rreth propozimeve të mundshme për mesfushorin e njohur ka folur Presidenti i Lille, Olivier Letang.

“Deri më sot nuk kemi pasur asnjë kontakt me PSG-në dhe nuk kemi marrë asnjë ofertë për lojtarin. Ka edhe klube të tjera të interesuara, klube shumë të mëdha evropiane që kanë bërë tashmë oferta” – tha Letang. Si duket, për portugezin do të jetë një garë e madhe deri në fund.

Rth

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: