PSG ka ndryshuar strategji periudhën e fundit, nuk investon miliona si në rastin e Neymar, por joshin lojtarët të vijnë falas duke i ofruar kontrata sheikësh.

Këtë verë PSG e ktheu në art këtë filozofi duke afruar lojtarë si Messi, Donnarumma, Ramos etj pa asnjë lek të shpenzuar për kartonin e tyre.

Leonardo dhe stafi i tij vijojë me këtë formulë teksa po tentojnë t’i rrëmbejnë Milanit një tjetër titullar.

Kessie Milan Rinnovo Ancora Lontano 2661582
Kessie Milan Rinnovo Ancora Lontano 2661582

Franck Kessie dhe kuqezinjtë nuk po arrijnë të gjejnë një kompromis për rinovimin e kontratës që skadon në 2022. PSG është futur në mes duke i ofruar mesfushorit 9 milionë euro në sezon, ndërsa Milan nuk shkon më shumë se 6,8 milionë euro.

PSG pritet të trokasë në dyert e Milan gjatë merkatos së janarit duke vendosur në pozita Maldinin me shokë, të shesin Kessie në janar, për të përfituar diçka nga kartoni i tij, të rrisin ofertën ndaj lojtarit, ose në të kundërt edhe Kessie do të ketë fatin e Donnarumma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: