Kriza ekonomike që ka sjell Covid-19 mund të shtyj për pak kohë transferimin e Mbappe drejt Real Madrid, por vetëm kaq pasi sulmuesi francez është i destinuar të vesh fanellën e bardhë. Këtë fakt duket se kanë pranuar edhe vetë drejtuesit e PSG pasi prej kohësh po punojnë për të gjetur një zëvendësues të denjë. Kampioni i botës vijon të refuzoj në mënyrë të prerë çdo tentative të klubit francez për të rinovuar kontratën ekzistuese, çka e bën të pashmangshëm shitjen e tij.

Marca
Marca

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, PSG po mendon për Erling Haaland, sulmuesin e B.Dortmund, për të zëvendësuar Mbappe. Ylli i ri i verdhezinjve po vijon të mrekullojë me formën e tij, mënyra se si arrin të gjej rrugën e rrjetës e bën biondin një nga sulmuesit më premtues për të ardhmen. Haaland ndiqet gjithashtu nga shumë klube të tjerë si Real Madrid, Juventues etj por PSG është i gatshëm ti ofrojë një pagë marramendëse për të joshur sulmuesin e ri. Nuk pritet të jetë një problem vlera e transferimit të tij në një kohë kur B.Dortmund investoj vetëm 30 milion euro për ta blerë nga Salsburg.
(BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: