PSG po punon fort në merkato. Parisienët kanë siguruar shërbimet e disa lojtarëve me peshë, ndërsa së fundmi janë hedhur në sulm për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, agjenti i lojtarit ka patur një bisedë të gjatë me drejtorin e kampionëve të Francës, Campos.

Presidenti i napoletanëve, De Laurentis i ka idetë e qarta. Nëse dikush është i interesuar për Ruiz, duhet të derdhë në arkat e klubit 30 milionë euro. Gjithsesi, momentalisht do mjaftonin edhe 25 milionë euro.

Sa i përket bisedimeve, po flitet për një marrëveshje të mundshme 4-vjeçare, me Ruiz që do fitonte 5 milionë euro në sezon.

U6u5

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: