Paris Saint Germain është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 150 milionë eurove për Antoine Griezmann. Lajmi bëhet i ditur nga mediat franceze ku Griezmann është vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Sipas mediave në Francë klubi i kryeqytetit francez e sheh lojtarin e Atletico Madridit, zëvendësuesin ideal pas largimit të muindshëm të brazilianit Neymar nga Parc des Prince. Klubi francez thuhet se sëhtë i interesuar ta shohë  Griezmann në krah me Kylian Mbappen në fazën e sulmit, pasi që këta shkojnë në mënyrë të mrekullueshme së bashku, gjë që e dëshmuan gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi me Kombëtaren e Francës.

Dyshja do të krijonte një sulmtë frikshëm. Drejtuesit e PSG-së do të kërkojnë të fitojnë 220 milionë euro nga shitja e Neymar dhe më pas këtë shumë do ta përdorinpër të ta paguar klauzolën e largimit të Griezmann prej 150 milionë eurosh.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb