Skuadra e Paris Saint Germain do të përballet me Meci, gjatë ditës së mërkurë në orën 21:00 në kuadër të xhiros së shtatë në Ligue I.

Sipas ‘Sky Sports News’, në këtë ndeshje pritet të mungojë Leo Mesi. Pas testeve mjekësore është zbuluar mavijosje e kockave në gjurin e tij të majtë.

Në këtë mënyrë Mesi nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij. Ndërkohë gjendja e argjentinasit do të vlerësohet përsëri dhe do të shikohet nëse mund të luajë kundër Montpeljes në fundjavë apo në mesjavën e ardhshme ndaj Manchester City-t në Ligën e Kampionëve.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: