Lautaro Martinez zhvilloi një ndeshje fantastike në “Camp Nou” duke bërë që emri i tij të futet sërish fuqishëm në tregun e transferimeve. Nuk është një sekret që “demi” ka qenë dhe mbetet objekt dëshirash, por së fundmi në skenë ka dalë edhe PSG. Martinez është një mik i Leo Messit, “pleshti” edhe më herët bëri gjithçka që të bashkohej me të te Barcelona, ndërsa këtë herë shpreson të bashkohet në Paris.

Jo vetëm PSG, sipas mediave italiane, Martinez është një profil që pëlqehet shumë edhe nga Man.United. “Djajtë e kuq” vijojnë të jenë në kërkim të një sulmuesi me peshë, por Inter nuk ka ndërmend të lë të lirë Martinez. Sulmuesi argjentinas ka një kontratë deri në 2026, detaj ky që i jep qetësinë e duhur përballë milionave të PSG dhe Man.United.

Përpara se të vijë merkato e verës, në mes është edhe Botërori i Katar, një turne që mund të rris akoma më shumë vlerat e Martinez në tregun e transferimeve. Në kushtet aktuale, pavarësisht si shkon Botërori për Argjentinën, Inter nuk pranon asnjë ofertë poshtë 80 milionë euro.
(BalkanWeb)