Çështja Mbape është akoma e hapur, por duket se PSG po e humbet besimin se sulmuesi francez mund të rinovojë.

Gjithsesi, klubi francez ka filluar tentativën për të afruar sulmuesin e talentuar uruguaian, Darvin Nunjez, i cili ka dhënë një performancë fantastike me Benfikën këtë sezon.

Klubi nga Portugalia është gati që ta shesë sulmuesin për një shumë të majme dhe klauzola e Nunjez është 150 milionë euro.

Duke parë që PSG është një klub që nuk i ka problemë paratë, Benfika nuk do të pranojë as edhe një shifër më të ulët se klauzola e uruguaianit./PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: