Mauro Icardi ishte një nga telenovelat më të bujshme në këtë merkato vere. Në limitët e kohës, ish kapiteni i Interit befasoi duke u transferuar te PSG, një zgjedhje e cila dukej se si shkonte përshtat të gjithë palëve. Për të ndezur dhe një herë këtë çështje mendon “Corriere dello Sport” e cila ka zbardhur një detaj mbi kontratën e argjentinasit me klubit francez:

PSG ka të drejtë në fund të sezonit të blej përfundimisht kartonin e tij për 70 milion euro por fjala e fundit i takon sërish Icardit. Në kontratën e firmosur me PSG është futur një klauzolë e cila i jep të drejtë absolute Icardit për të vendosur. Pra, nëse Icardi kërkon të largohet, PSG nuk mund të bëjë asgjë për ta frenuar. Me pak fjalë, sulmuesi argjentinas e ka vetë në dorë të ardhmen e tij.

Wanda
Wanda

Duke iu referuar edhe fjalëve të Wanda Naras, e cila la gjithçka të hapur për një rikthim të shpejtë në Milano, kjo pistë nuk është për tu përjashtuar. Icardi mund të rikthehet te Inter pas vetëm një sezoni për të provuar dhe një herë shanset me klubin që ka ende në pronësi kartonin e tij ose për të gjetur një sistemim të ri, Juventus sërish mbetet pista e preferuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: