Milan Skriniar vazhdon të mbetet i preferuar te PSG. Edhe pse propozimi i kampionëve të Francës nuk shkon në 70 milionë euro, parisienët vijojnë të insistojnë te Interi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, fjala e fundit do i takojë Presidentit të zikaltërve, Steven Zhang. Zhang do shqyrtojë ofertën e PSG për mbrojtësin, për të dalë në fund në një konkluzion.

Asnjë nga hipotezat nuk përjashtohet për momentin. Skriniar mund të qëndrojë në Milano dhe të bëhet pjesë e rëndësishme e skemave të Inzaghit, por ka gjasa që edhe të bashkohet me PSG-në.

Wd
Wd

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: