PSG është në kërkim të një mbrojtësi. Parisienët gjatë gjithë verës janë lidhur me një transferimit të mundshëm të Milan Skriniar te ekipi i Galtieri.

Mbrojtësi i Interit pëlqehet shumë nga kampionët e Francës. Sipas asaj që shkruan Le Parisien, PSG nuk shkon më shumë se një ofertë 60 milionë euro.

Kjo shifër konsiderohet e ulët nga zikaltërit. Drejtuesit e klubit nga Milano do pranonin vetëm një propozim  80 milionë euro. Diferenca mes palëve mbetet por në ditët e fundit të merkatos nuk përjashtohet kryerja e operacionit me një ccmim të mesëm.

Milan Skriniar është në qendër të projektit të Simone Inzaghit te Interi dhe pikërisht ky fakt po komplikon akoma më shumë gjërat.

 

Totten

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: