PSG është shumë afër Milan Skriniar. Klubi parizien, sipas gazetës spanjolle “As”, i ka ofruar Interit si homolog ish-mbrojtësin gjerman të Schalke 04, Thilo Kehrer, në negociata. Lojtari i datëlindjes 1996 nga Tübingen nuk përfshihet më në planet e kampionëve francezë.

Megjithatë, CEO i zikaltërve, Giuseppe Marotta, ia ktheu ofertën dërguesit, duke qëndruar i vendosur në bindjen e mbylljes së marrëveshjes tërësisht me para. Pas kësaj, PSG e ka rritur ofertën për sllovakun në 70 milionë euro.

Nga ana tjetër, tashmë është arritur një marrëveshje me mbrojtësin e kombëtares sllovake. Kontrata është 4-vjeçare, për 7.5 milionë euro në sezon, e cila do të bëhet 8 milionë me bonuse lehtësisht të arritshme. Kjo shumë shkon edhe 9 milionë euro, në rast të arritjes së eventualiteteve të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb