Paris Saint-Germain është i hapur për largimin e Neymar dhe janë dy lojtarë të Real Madrid që ata do të dëshironin të përfshinin  në një marrëveshje për transferimin e brazilianit. Ata janë Luka Modric dhe Vinicius Junior.

Braziliani është lojtar për të cilin drejtori sportiv Leonard e ka pasur atë në listën e tij personale për mjaft kohë. Ai e shikon talentin si zëvendësuesin ideal të Neymar, por Vinicius është i paprekshëm për Real Madrid. Los Blancos nuk ka dyshime për potencialin e tij, dhe ata nuk janë të gatshëm ta lejojnë atë të largohet pavarësisht çmimit.

Florentino Perez është i bindur që ai do të jetë një lojtar që do të përcaktojë epokën në Estadio Santiago Bernabeu. Emri i Modric është gjithashtu në listën e PSG, siç është edhe ai i Casemiro, ndërsa James Rodriguez dhe Gareth Bale nuk kanë asnjë interes për ta.

Por nëse PSG ka zhvilluar takime me Barcelonën, me Real Madird ende nuk ka pasur ndonjë kontakt për Neymar.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb