PSG po përgatitet për një revolucion në verë në nivel institucional dhe sportiv. I eliminuar në fazën e 16-të të Champions kundër Real Madridit nuk do të kalohet lehtë nga klubi, i cili pritet të bëjë ndryshime të mëdha, sidomos me koloninë argjentinase

Sipas L’Équipe, Messi mund të jetë i vetmi Albiceleste që do të qëndrojë në kryeqytetin francez sezonin e ardhshëm. I pari që do të largohet do të jetë Ángel Di María. Argjentinasi ka qenë titullar vetëm në pesë ndeshje në vitin 2022 dhe PSG nuk ka ndërmend të rinovojë  me të.

Sa i përket Icardit, situata është edhe më e komplikuar. Ish-lojtari i Interit ka kaluar një sezon duke harruar sportin për shkak të problemeve me Ëanda Narën. Sipas L’Équipe, ai episod zemëroi Leonardon dhe fansat, të cilët nuk ngurruan t’i jepnin një fishkëllimë të fortë të dielën kur ai hyri në fushë për Kylian Mbappé. Nënshkroi për 50 milionë euro, por performanca e tij ka qenë zhgënjyese dhe çmimi i transferimit të tij mund të jetë edhe më pak se 20 milionë.

Paredes është një tjetër nga ata që mund të largohen nga Parisi, sipas L’Équipe. Mesfushori nënshkroi për 47 milionë euro në vitin 2019 dhe në tre vite ai ende nuk ka arritur të vendoset në mesfushë. Paredes konsiderohet si “qeni roje” i Messit, një lojtar me të cilin ka një miqësi të madhe, por nuk vlen për drejtuesit.

I vetmi lojtar argjentinas që duhet të vazhdojë sezonin e ardhshëm në Paris është Leo Messi. Skuadra pariziene dëshiron që ai të vazhdojë dhe të përmbushë vitin e mbetur të kontratës së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb