PSG nuk ka nevojë për para. Parisenët nuk bëjnë asnjëherë ulje për lojtarët e tyre, e duket se politika do vijojë të jetë e njëjtë.

Se fundmi, sipas Footmarket, kampionët e Francës i kanë vendosur çmimin mbrojtësit Presnel Kimpembe. Nëse një klub dëshiron të fitojë shërbimet e futbollistit të Përfaqësueses, duhet të paguajë shifrën e 50 milionë eurove.

Ekipi që po e ndjek situatën me qetësi është Juventusi. Gjithsesi, duket se gjithçka do “fiket” akoma pa u “ndezur”, pasi “Zonja e Vjetër” mund të grumbullojë aq para vetëm nëse shet ndonjë yll.

Ki
Ki

 

Në këto kushte, të gjalla mbeten disa pista të tjera, të cilat kushtojnë më pak. Juventus do synojë që të kthehet kompetitive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: