Ndonëse në Francë janë të bindur se shumë shpejt do të vijë firma për rinovimin e kontratës së tij me Paris Sën Zhërmenin me shifra të përbindshme (38 milionë euro në vit), Kilian Mbape mbetet ëndrra e ndaluar e Real Madridit.

Klubi spanjoll, duke marrë për bazë refuzimin e Nejmarit, që dëshiron rikthimin në Barcelonë, është i gatshëm të vijojë përpjekjet për t’i dhuruar Zidanit patriotin e tij. Në verë, shkruan “As”, do të jetë e vështirë që t’i rezistojë sulmeve të Florentino Perezit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: