PSG ka në përbërje dy nga futbollistët më të mirë botë dhe më të kërkuarit në tregun e transferimeve. Në Francë ka ardhur momenti për të vendosur disa pika, për ti dhënë formë të tashmes dhe të ardhmes pasi është thuajse e pamundur të mbajnë në skuadër për shumë kohë, Neymar dhe Mbappe. Të dy lojtarët janë vendosur në fokusin e Barcelonës dhe Realit, të gjendur përballë një presioni të tillë por dhe për të stabilizuar situatën në dhomat e zhveshjes, PSG me sa duket ka marrë një vendim përfundimtar.

Sport
Sport

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, PSG është i gatshëm të heq dorë nga Neymar dhe të mbaj në skuadër Mbappe. Ylli francez është shfaqur shumë i tensionuar kohët e fundit, kërkon të jetë ai në qendër të projektit të klubit dhe me sa duket drejtuesit kanë vendosur t’ia plotësojnë këtë dëshirë. Mes palëve pritet të diskutohen kushtet e reja të kontratës e cila do ta shndërroj Mbappe në lojtarin më të paguar në botë, 50 milion euro ne sezon. Real Madrid është i detyruar të ndryshoj objektiv pasi kampioni i botës ishte vendosur në majën e listës së dëshirave.

Neymar
Neymar

I ndryshëm diskutimi për Neymar, braziliani mund të largohet më në fund, mund të rikthehet tek Barcelona por sipas kushteve të PSG. Francezët kërkojnë shërbimet e Griezmann, kërkojnë të bashkojnë në Paris dy kampionët e botës, Griezmann-Mbappe. As sulmuesi nuk do të ishte kundër këtij shkëmbimi, fundja tek Barcelona nuk është ndjerë kurrë si në shtëpi, e ka pasur shumë të vështirë të përshtatet, PSG është një mundësi për të nisur edhe një herë gjithçka nga e para.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb