PSG po përgatitet për një revolucion të vërtetë në verë. Kampionët e Francës do të bëjnë shumë ndryshime, çka është paralajmëruar edhe nga drejtuesit.

Të shumtë janë lojtarët që do largohen. Në listën e zezë ka emra si  Diallo, Sergio Rico, Idrissa Gueye, Kalimuendo, Kurzaëa dhe Kehrer. Angel Di Maria është përshendetur me klubin tashmë dhe pret të firmosë me Juven, ndërsa Areola është bërë pjesë e West Ham në Premier League.

Në udhëkryq janë edhe Neymar, me Icardin. Sulmuesi brazilian nuk ka raporte të mira me Presidentin Al Khelaifi pas deklaratave të fundit të numrit një të klubit, ndërsa argjentinasi nuk është pjesë e planeve.

 

 

Psgggg

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: