Kalimi i Lionel Mesit nga Barcelona te Paris SG u zyrtarizua që ditën e martë, duke shënuar edhe transferimin më të bujshëm të kësaj vere në botën e futbollit.

Pavarësisht blerjeve të tjera të kësaj super merkatoje  askush nuk mund të krahasohet me futbollistin e famshëm argjentinas. Por transferimi i Leo Mesit te kuqeblutë pritet të shkaktojë edhe efektin e shumëpritur zinxhir, duke nxjerrë në treg një sërë lojtarësh të skuadrës pariziene.

Kylian Mbappe Neymar Mauro Icardi Psg Vs Amiens Ligue 1 2019

Drejtuesit e Paris SG mendohet se do të shkurtojnë listën e lojtarëve të ekipit edhe me plot 9 futbollistë të tjerë, për të reduktuar shpenzimet dhe rregulluar bilancin e klubit. Krerët e klubit parizien po mundohen të gjejnë zgjidhjet e duhura për të zbutur sado pak humbjet dhe Presidenti Nasser Al-Khelaifi është i shtrënguar për të hequr dorë nga disa lojtarë, duke pasur parasysh që me afrimin e Mesit shpenzimet e pagave prekin shifrën e 300 milionë eurove.

Nëntë emrat e lakuar në mediat franceze “El Equipe” janë Thilo Kehrer, Abdou Diallo, Rafinha, Icardi, Ander Herrera, Sergio Rico, Layvin Kurzaëa, Pablo Sarabia si dhe 31-vjecari Idrissa Gueye

Psg Icardi At This Price It Is A Very Good Case Judge Mickael Madar

Kylian Mbappe ka hyrë tashmë në vitin e tij të fundit të kontratës, kështu që problemi më i madh i drejtuesve të Paris SG do të jetë rinovimi me 22-vjeçarin parizien, për të formuar kështu treshen e ëndrrave Messi – Neymar – Mbappe.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: