PSG shpenzon miliarda për të qenë një ekip dominues i padiskutueshëm, por golat po i shënojnë futbollistët që shihen si të ‘dorës së dytë’.

Kësaj radhe triumfi erdhi nga merita e mesfushorëve Gueye e Draxler.

Në formacion bazë ishin Mbappe, Hakimi, Neymar apo Di Maria, por askush prej tyre nuk shënoi. Ndërkohë Messi është i  dëmtuar, por argjentinasi ende s’ka gjetur golin me parizienët.

Gjithsesi PSG ndodhet në vendin e parë të Ligue 1 me 24 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb