Sezon i ri, histori e vjetër. Mjafton vetëm 3 javë për të kuptuar se PSG mbetet super fuqi në Francë, me apo pa Mbappe. Ekipi i Luis Enriques i ka bërë një nisje perfekte këtij sezoni, 3 ndeshje 9 pikë të plota. Sheikët kalojmë me sukses një transfertë të vështirë, dolën me fitore nga fusha e Lille duke mposhtur këta të fundit me rezultatin 3-1.

Vittinha kaloi PSG në avantazh në minutën e 33-të duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Tre minuta më pas ishte Barcola që dyfishoi shifrat. Për të rihapur ndeshjen mendoi Edon Zhegrova. Sulmuesi dardan realizoi një super gol në minutën e 78-të, një veprim shumë i bukur personal, një goditje e fortë nga distanca që ndal në rrjetë. Goli i Zhegrovas nuk i shërbeu Lillë për të qëndruar në lojë, pasi në shtesë, në minutën e 93-të, Kolo Muani realizoi golin e tretë për PSG duke mbyllur llogaritë me këtë takim. I kënaqur me formën e shfaqur nga ekipi u shfaq trajneri Luis Enrique:

“Nuk mund të presësh një ndeshje të lehtë në transfertë, aq më tepër në fushën e Lille. Mendoj se kontrolluam mirë lojën për gati 60-70 minuta, në fund besoj se rezultati është i drejtë. Jemi në formë, edhe në raport me pikët dhe lojën e shfaqur, nuk është e lehtë të shënosh 13 gola dhe të pësosh vetëm dy, por sigurisht kemi ende për t’u përmirësuar”, u shpreh Luis Enrique pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb