Mauricio Pochettino ishte i qartë, vetëm një opsion kishte në tavolinë për tu konfirmuar në krye të PSG, të fitonte Champions League. Pasi dështuan edhe këtë vit, madje këtë herë i “lan duart” që në fazën e 1/8, Pochettino ka bërë gati valixhet, pret vetëm fundin e sezonit për tu shkarkuar nga sheiku Al-Khelaifi.
Pikëpyetja e vetme që ka mbetur është kush do ta zëvendësojë? Në Francë shkruajnë se presidenti i PSG ka intensifikuar kontaktet me Zinedine Zidane, këtë herë ka preferuar ta marrë vetë në dorë fatin e trajnerit të ri pasi ka kontaktuar personalisht me ish trajnerin e Real Madrid.

Al-Khelaifi do të bëjë gjithçka është e mundur për të transferuar Zidane në Francë, një emër që lakohet prej kohësh por tashmë duket mundësia ideale për ta konkretizuar këtë dëshirë të madhe të tifozëve francez.
(BalkanWeb)