PSG ka prezantuar këtë mëngjes fanellat e reja për sezonin e ardhshëm. Uniforma e re rikthen modelin emblematik të fillimit të viteve 2000, blu e errët, me një brez në ngjyrë të kuqe. Gjëja kurioze është se Lionel Messi shfaqet në imazhin zyrtar.

Kontrata e argjentinasit përfundon në qershor dhe me shumë gjasa ai do të largohet pas dy vitesh në klub, por fushata reklamuese është e rëndësishme për parizienët. Ata duan ta bëjnë Leon fitimprurës deri në fund.

Nëse asgjë nuk ndryshon, e shtuna do të jetë ndeshja e tij e fundit me PSG. Pritet një “Parc des Princes” i mbushur plot, sepse, pavarësisht se asgjë nuk është në lojë kundër Clermont, fundi do të shërbejë për të festuar titullin e Ligue 1, siguruar matematikisht javën e kaluar në Strasburg.

Mungon konfirmimi i lamtumirës së Messit, i cili donte të priste deri në fund të sezonit për të mos tensionuar atmosferën mes tifozëve apo të krijonte më shumë zhurmë se ç’duhej. Në çdo rast, shifrat e ish-lojtarit të Barçës nuk janë të papërfillshme.

Në Ligue 1 ai ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë po aq asiste, kyçe në mbrojtjen e e trofeut që tashmë e ngriti në debutimin parizien me Pochettino.

Edhe pse historia në Champions League nuk ishte ashtu siç pritej, Messi shënoi 4 gola dhe dha 4 asiste të tjera në këtë kompeticion elitar. Në Superkupën e Francës ai shërbeu me një tjetër gol. Por duke lënë mënjanë statistikat, gjithçka tregon për një divorc me PSG-në.

Në këtë kuptim, mund të jetë befasuese që klubi e vendos atë përkrah Mbappé, Neymar, Marquinhos dhe Kimpembe në këtë fushatë marketingu. Megjithatë, nuk është gjë tjetër veçse një strategji tregtare. Që nga ardhja e tij në gusht 2021, shitja e fanellave me emrin e argjentinasit është rritur në qiell, një atraksion që e bën investimin e Katarit fitimprurës përtej asaj që ka kontribuar në fushën sportive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb