PSG pësoi një goditje të rëndë teksa humbi shërbimet e yllit të ekipit, Kylian Mbappe. Ndërhyja horr e Perrin, gjatë finales së Kupës së Francës, i ka kushtuar shumë sulmuesit francez. Pasi iu nënshtrua rezonancës magnetike, analizat treguan se kemi të bëjmë me një këputje të ligamentit të brendshëm të kaviljes, një dëmtim që kërkon minimalisht 3 javë rikuperim. Mbappe humbet në këtë mënyrë sfidën në çerekfinalet e Champions League kundër Atalanta, në program më 7 gusht.

Pavarësisht kësaj humbje të madhe, në radhët e PSG besojnë se mund ti shkojnë deri në fund këtij turneu, për këtë është i sigurt Mauro Icardi: “Objektivi i klubit është të arrijmë në finale, nëse zoti dëshiron mund të ngrejë më në fund këtë trofe, kjo është arsyeja pse klubi ka investuar kaq shumë në vitet e fundit”, shpjegon sulmuesi argjentinas në intervistën e tij për “France Football” duke shtuar: “Jemi 3 ndeshje larg objektivit dhe do të bëjmë gjithçka për të ndryshuar fatin e keq. Kur u hodh shorti pashë që asnjë ekip nga ana jonë nuk e ka fituar më parë këtë trofe por kujdes, kjo do të thotë që kanë të njëjtën uri ashtu si edhe ne”, u shpreh Icardi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: