Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të thellë 5-0 kundër Auxerre në javën e pesëmbëdhjetë të kampionatit francez, e fundit para fillimit të Kupës së Botës.

Trajneri Galtier nuk i ka kursyer yjet e ekipit të tij kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i Katar 2022 duke aktivizuar nga minuta e parë treshen Neymar, Messi, Mbappe.

Ka qenë ky i fundit që ka zhbllokuar ndeshjen e luajtur në Parkun e Princave, pas një aksioni të nisur me një pasim magjik të Leo Messi-t për Mendes.

Goleada ka ardhur në pjesën e dytë me golat e Soler (51′), Hakimi (57′), Sanches (81′) dhe Ekitike (84′), që i kanë dhuruar kampionëve në fuqi të Francës një fitore spektakolare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb