Nuk janë aspak rastësi fjalët e Leonardos, drejtori sportiv i PSG, i cili në një bisedë më tifozët shprehu publikisht dëshirën për të transferuar Ronaldon në Paris. Objektivi kryesor i ekipit francez është pikërisht CR7 dhe këtë kërkojnë ta realizojnë që në merkaton e verës. Për momentin Juve është e qetë, lojtari është nën kontratë deri në vitin 2022, të dy palët dëshirojnë të vijojnë bashkëpunim, por në çdo rast në fund ai që vendos është vetë Ronaldo, kështu ndodhi edhe në 2018 kur vendosi të largohet nga Real Madrid. Nëse Ronaldo zgjedh të transferohet në Paris, në aspektin ekonomik për bardhezinjtë do të ishte një lëvizje e mirëpritur, kartoni i tij ka ende një vlerë të konsiderueshme, ndërsa do të kursenin një pagë vjetore prej 31 milion euro.

Serie A Soccer Match
Serie A Soccer Match

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e PSG kanë një tjetër prioritet, objektivi i tyre kryesor është të blindojnë Mbappe, prej kohësh po punojnë për rinovimin e kontratës. Fakt është që PSG kërkon me çdo kusht të triumfoj në Champions League, Ronaldo shihet si njeriu i duhur për të arritur këtë qëllim, kjo ambicie e francezëve josh shumë edhe vetë CR7, për këtë arsye deklaratat e Leonardos nuk janë aspak rastësi por një strategji e qartë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: