PSG vijon dominim total në Francë ndërsa në Champions mbeten një ekip i brishte, një situatë që drejtuesit e klubit por dhe një pjesë e mirë e yjeve kërkojnë të ndryshoj sa më shpejt, pasi ky është viti i radhës ku investohet fuqishëm. Me shumë gjasa, vetëm nëse PSG triumfon në Champions, ky pritet të jetë sezoni i fundit i Thomas Tuchel në stolin e ekipit parisien.

Guardiola Bans Man City Staff From Checking Up On Title Rivals Liverpool On Final Day
Guardiola Bans Man City Staff From Checking Up On Title Rivals Liverpool On Final Day

Sipas “Daily Mail”, në fund të këtij sezoni, PSG do të përpiqet të afroj në skuadër Pep Guardiolën. Trajneri i Man.City mbetet një dëshirë e vjetër e PSG, këtë verë do të përpiqen sërish ta joshin. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për para, Pep do të ketë në dispozicion një çek të bardhë por për të bindur teknikun spanjoll nuk do të jetë aspak e lehtë.

Guardiola Commits City Future E1560076676180
Guardiola Commits City Future E1560076676180

Pep është ende nën kontratë me “qytetarët” por nga Britania flasin gjithnjë e më shumë për një largim të sigurt të Guardiolës në përfundim të këtij sezoni. Në garë për të siguruar shërbimet e tij janë edhe Barcelona, Juventus dhe Bayen Munich.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb