Massimilano Allegri është një nga trajnerët më të kërkuar në qarkullim. Fillimisht emri i tij u bë çështje në kryeqytet, Roma dhe Lazio nisën një derbi jashtë fushë, më pas u përfol për një kalim në Premier League ku Man.United dhe Chelsea e kanë opsion të parë nëse trajnerët respektiv dështojnë të rikthehen te rezultatet pozitive. Së fundmi dhe opsioni më i besuar është Franca.

Ita Allegri Est A Paris Mais Pas Pour Le Psg Icon Spi 260519 11 18,278801
Ita Allegri Est A Paris Mais Pas Pour Le Psg Icon Spi 260519 11 18,278801

Në Paris, emri i tij qarkullon prej kohësh, Leonardo e ka admiruar gjithnjë dhe mbase tashmë është momenti i duhur për ti ofruar stolin e PSG. Raporti i drejtorit sportiv me teknikun gjerman është shumë i tensionuar në këtë fillim sezoni, ku temë debati në media ka qenë fushata e transferimeve. Mungesa e rezultate pozitive, e fundit humbja përballë Man.United mund të sjell shkarkimin e Tuchel. Në Francë janë të bindur se finalja e Champions League sezonin e shkuar dhe tre tituj radhazi në Ligue 1 nuk mjaftojnë për të ruajtur stolin, Allegri qëndron në pritje si profili i duhur për të marrë drejtimin e PSG.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: