Largimi i Messit nga Barcelona po bëhet më i qartë me kalimin e kohës. Presidenti Joan Laporta pranoi se ishte dyshues gjatë negociatave me argjentinasin, pasi kishte një ofertë nga PSG dhe kjo prishi gjithcka.

Laporta besoi deri në atë pikë se Messi mund të luante falas për një vit te Barcelona. Gjatë një interviste, numri një i Barcelonës tregoi prapaskenën e kësaj vere.

“E vlerësoj shumë Messin, nuk jam i zemëruar me të që iku, por vjen një kohë kur ka një zhgënjim nga të dyja palët. E vërtetë që donte të qëndronte, por kishte presion për shkak të ofertës joshëse nga PSG. Mund të jem fantazues, por për një moment pata iluzionin që Messi tha të luante falas.

Kjo ndjesi mu krijua pasi kisha bëra gjithçka për familjen e tij, por në krahasim me atë që i ofruan në Paris, nuk kisha ctë bëja.” – sqaroi Laporta transferimin e Messit, duke shtuar se Florentino Perez nuk ka lidhje aspak me këtë histori, siç është aluduar në media.

Laporta foli edhe situatën aktuale te Barcelona, duke përmendur edhe ishët e skuadrës: “Shpesh flas me Xavi sepse ne jemi miq, siç flas shpesh me Pep Guardiolan. Por ne kemi Koeman dhe jemi krenarë që ai është trajneri. Ne duhet t’i besojmë atij dhe do ta bëjmë pa vënë ultimatume”- përfundoi presidenti i Barcelonës, duke konfirmuar trajnerin holandez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb