PSG zhgënjeu sërish të triumfoj në Champions League, sërish u larguan me turp, duke i detyruar drejtuesit e klubit të nisin një tjetër revolucion në fund të këtij sezoni. Sipas “Le Parisien”, Nasser Al-Khelaifi pritet të zbarkoj në Madrid me një mision të qartë, ti rrëmbejë Realit 3 lojtarë, Bale, Isco dhe Kroos. Plani i bosit të PSG është i thjeshtë, 210 milion euro për të marrë menjëherë të tre lojtarët.

I
I

Në kushtet ku ndodhet Reali, ku pritet të ndërhyjnë fuqishëm në merkato, 210 milion euro janë shumë shifër e konsiderueshme për të marrë në Madrid ato lojtarë që kërkojnë. Në fakt kjo ide e sheikut nuk është thjeshtë një çmenduri por një diçka e studiuar mirë pasi të tre lojtarët nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit Zidane.

Tuchel Cavani
Tuchel Cavani

Kjo lëvizje e PSG i detyron fillimisht të shesin pasi duhet të jenë korrekt e rregullat e Fair Play financiar. Cavani dhe Draxler pritet të jenë dy të sakrifikuarit e parë. “Matadori” vijon të ketë shumë admirues kudo në Europë, shitja e tij nuk do të ishte aspak problem, ndërsa për Draxler, Bayern Munich është gati të paraqes një ofertë konkrete.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb