Miss bota 2019, është 23-vjeçarja xhamajkane Toni-Ann Singht. Bukuroshja që është diplomuar për psikologji, ka marrë kurorën e më të bukurës së botës në konkursin e zhvilluar në Londër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pasi ka vënë në kokë kurorën e mbretëreshës së bukurisë në Twitter An Singht ka thënë: ‘Asaj vajze të St Thomas, në Xhamajke dhe gjithë të tjerave nëpër botë i them: Ju lutem kini besim në vetvete. Dijeni që jeni të denja dhe të afta të realizoni ëndrrat tuaja. Kjo kurorë nuk është e imja, por e juaja’, ka thënë vajza e diplomuar në Florida State University.

Të shtunën ajo bëri për vete publikun teksa këndonte ‘I Have nothing’ të Whitney Houston. Gjithashtu përgjigja e saj ndaj pyetjes së gazetarin britanik Piers Morgan bëri bujë: ’Unë mendoj që përfaqësoj diçka të veçantë, një gjeneratë femrash që reagojnë për të ndryshuar botën’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb