Psikoterapeuti Etion Parruca, duke folur për “Neës 24” për efektet që mund të ketë një njeri në karantinë, deklaroi se njerëzit në këtë izolim të përkohshëm, kanë rritur kohën e shikimit të TV.

Parruca tha se duhet ruajtur balanca në aktivitete, pasi kryerja e një aktiviteti mund të ketë pasoja.

“Kam zhvilluar pyetësor online. Në karantinë, njerëzit kanë përjetuar frikë, ankth dhe stres.. Efekti i karantinës është i matshëm në kohë. Efekti ndryshon në kohë. Rreth 50 përqind e njerëzve kanë rritur kohën e shikimit të TV. Por, shikimi kaq shumë ka efekte negative, sipas studimeve, sepse e ndajnë kohën vec për TV. Tv duhen parë dy herë në ditë, jo më shumë”, tha Parruca.

Etion Parruca vuri në dukje se karantina lë gjurmë në aspektin psikologjik, duke shkaktuar shpesh ankth dhe stres.

“Karantina lë gjurmë në aspektin e psikologjisë. Është një pjesë popullate më e ndjeshme dhe mund të kenë probleme në stres dhe në ankth. 31 përqind e personave që kanë ankth dhe stres nuk dinë se ku të drejtohen”, u shpreh Parruca.

Më tej, Parruca rekomandon që fëmijët të angazhohen në aktivitete dhe jo të merren vetëm me tableta.

“Pyetësori që kam bërë iu është adresuar grup-moshës 15 vjec e lart. Por mund të them se edhe fëmijët janë prekur. Nëse prindërit kanë stres dhe ankth, natyrisht transmetohet tek fëmija. Nëse prindërit kanë zënka, refletohet dhe tek fëmijët, sepse ata e përjetojnë këtë gjë. Fëmijët kanë nevojë për mbështetje emocionale. Duhet të mos lihen fëmijët që të rrinë shumë kohë në tableta. Fëmijët duhet të angazhohen me aktivitet. Kjo moshë e përjeton më shumë emocionalisht karantinën. Duhet të jetë një periudhë e mbështetjes emocionale”, tha Etion Parruca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb