Një udhëkryq ekzistencial, është thjesht mënyra sesi anët kanë vendosur të përballen me njëra-tjetrën. Të zgjedhësh njërën, do të thotë të eleminosh tjetrën:Nuk është kjo, ajo që ju duhet! Konsiderojeni pritjen si një mundësi, për t’i bërë vend aspekteve tuaja që deri tani kanë qëndruara të fshehura. Aleksandra e bëri këtë, duke i dhënë kohë vetes për të evoluar…

Aleksandra shkon për seancën e psikoterapisë, e dërrmuar nga ndjenja e fajit, dhe plotë mëdyshje:”Mendova se isha një nënë e dhemshur, dhe e përgjegjshme. Disa mendime nuk ishin të miat. Deri kur takova Karlon. Me të, unë përjetova një dashuri të çmendur, që e transformoi engjëllin që unë mendoja se isha, në një grua-dashnore.

Një marrëdhënie e ndaluar, e fshehtë, po aq sa edhe mendimet e mia. Kur jam me të, mendoj

për fëmijët e mi, dhe ndihem keq. Por kur jam në shtëpi, nuk mendoj gjë tjetër veçse për të. Ndihem e shkatërruar dhe e paralizuar. E ndjej se duhet të marr një vendim, duke zgjedhur midis qëndrimit në shtëpi dhe arratisë. Por s’mundem! Çfarë duhet të bëj?”.

Ajo që Aleksandra nuk sheh, është se problemi nuk qëndron tek zgjedhja, që ajo beson se duhet të bëjë, por në mundësinë e shikimit pa paragjykim të kontradiktës, që po e dominon në këtë moment.

“Kush jam? Cili është roli im? Të qëndroj apo të iki?”:Pyetjet që rrjedhin nga identifikimi plotësisht me një rol:atë të nënës, dhe gruas së mirë. Dhe kur ky rol pëson të çara, asaj i mungon siguria, dhe tani dëshiron me çdo kusht që ta gjejë sërish.

Fytyra të panumurta

Poeti amerikan Uollt Uitman shkroi dikur:”A e kundërshtoj veten time? Sigurisht që po! Unë jam i gjerë, përmbaj shumë gjëra!”. Kontradikta është diçka që nuk mund të eliminohet, për shkak se brenda nesh ekzistojnë fytyra të panumurta. Dhe sa më shumë që e identifikojmë veten me njërën prej tyre, aq më shumë një tjetër do të shfaqet për të na ç’ekuilibruar.

Ankthi për vendosur me çdo kusht, krijohet për shkak të idesë se kontradiktat duhet të eliminohen. Përkundrazi, ato duhet të riformatohen. Po si? Përmes pritjes. Pauza, mosmarrja e një vendimi, do të jetë thelbi i terapisë, që synon ta çlirojë Aleksandrën nga një mënyrë e njëanshme e të jetuarit të cilësive femërore, duke ripërthirhur cilësitë dhe veprimet, që më herët ajo i konsideronte “të këqija”.

Merrni kohën tuaj

Ju nuk të vendosni, zgjidhja nuk është të jesh me njërin apo tjetrin, por të rish me veten në një mënyrë ndryshe! Pra të bësh të mundur që fytyrat tuaja – nëna, nusja, dashnorja – të mësojnë të jetojnë së bashku, sepse të gjitha ato ju shërbejnë në rrugën tuaj, drejt realizimit të asaj që jeni. Pyetja “Çfarë duhet të bëj?”, nuk është një provim që duhet kaluar, për të kuptuar se sa të aftë jeni në respektimin e rregullave.

Dalja nga udhëkryqet është e mundur, por vetëm duke u fokusuar, falë pritjes, në pjesët tuaja që i kishit mënjanë, dhe që vetëm tani po dalin në sipërfaqe. Atëherë del në skenë, edhe zgjidhja më funksionale. Në fund të psikoterapisë, përmes një teknike të vizualizimit, Aleksandra e sheh veten të zënë me punët e shtëpisë, por e veshur me një fustan të mrekullueshëm të kuq dhe tejet sensual.

Është imazhi i një gruaje, në një ekuilibër të përsosur midis “detyrave bashkëshortore”, dhe nevojës së saj për të jetuar, dhe që shpreh pjesët e errëta të vetes në një mënyrë jo shkatërruese. Mosmarrëveshja me veten riformatohet:Aleksandra ndjen se pikërisht ana së cilës i druhej, është ajo që tani e tutje do t’i japë kuptim dhe plotësi qënies së saj edhe në martesë, të cilën do ta mësojë ta jetojë në një mënyrë më pak mbytëse.

Shkoni në ishullin imagjinar, dhe nga aty zgjeroni fushëpamjen tuaj

Fjala imagjinatë vjen nga fjala greke ‘mimos’ që do të thotë imitim. Imagjinata, nuk është e pranishme në realitetin perceptues të jashtëm, ajo vjen nga brendia e qenies sonë, por pikërisht nëpërmjet procesit të tij imitues, na ndihmon të familjarizohemi me motot tona të brendshme, duke sjellë ekuilibër në ‘detin e pakufishëm’ të ndjenjave kontradiktore.

Kjo është pikërisht ajo që ndodh me Aleksandrën, që duke u njohur me imazhin e gruas-dashnore, doli nga emergjenca e gjetjes menjëherë të një zgjidhjeje. Prandaj, ajo eksperimentoi me atë që në përalla quhet “koha e pritjes”:faza e introspeksionit, ajo në të cilën heroi pret.

Nuk ka asgjë për të vendosur:ankthi i marrjes së vendimeve, vjen nga detyrimi për t’iu përshtatur modeleve të përsosmërisë. Kur në vend të kësaj, përdorni mënyrën tuaj origjinale për të qenë në skenë, vendimet e duhura lindin në mënyrë të natyrshme. Ja se si t’i aktivizoni këto procese, me një stërvitje të thjeshtë imagjinative.

Në mëngjes kur zgjoheni, me sytë e mbyllur, pyeteni veten: a ka ndonjë situate, në të cilën ndiheni spontanisht mirë?

Krijoni në mendje një formë:një ishull, një pyll, një det. Imagjinoni sikur shkoni atje, sa më shpesh që të mundeni. Aty jetojnë dy personazhe që përfaqësojnë anët e vetes tënde, midis të cilave ti mendon se duhet të vendosësh (për shembull, në rastin e Aleksandrës, nënës dhe dashnores).

Dy personazhet jetojnë në paqe në atë ishull, e ndihmojnë njëri-tjetrin, dhe janë në harmoni. Në momente vështirësish, kur ke rënë pre ndjenjave të fajit ose ankthit për të vendosur, imagjinoni sikur ktheheni në atë vend dhe ndaluni aty për aq kohë sa të doni, duke vëzhguar jetën e dy personazheve. Imagjinoni të silleni si fermeri, që po pret të vjelë frytet e atyre që ka mbjellë: duhet vetëm duhet të prisni. /Bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: