Reperi i njohur, Don Xhon, ka reaguar ashpër pas videos së publikuar mbrëmjen e kaluar, ku ai shfaqej duke u konfliktuar me Finem me shkelma e grushte.

Në një postim në Instastory, Don Xhon ka shpërthyer në të shara ndaj atyre që kanë nxjerrë këtë video duke i pështyrë, si një mënyrë për të treguar revoltën e tij për atë që e quan lajm “fake”.

“E nxorën lajmin, por ua ftoha brenda sekondave, ptu, rrensa”, reagon reperi, ndërsa më pas kalon në ofendime.

Ndërkohë, pas sherrit ka reaguar me një video live në Instagram edhe reperi Finem, duke thënë se ““Unë nuk e dija atë video për vete, sa rrafim ne përditë… Do mbajmë mend ne sa rrafim… Mund të më dërgosh një mesazh, si ta zgjidhim këtë që na ra, se as unë nuk kam faj këtu, por jo të tregosh më shumë detaje, se po qe puna për detaje… lajmi është fake, po pse duhet të vazhdojmë të nxjerrim gjërat më gjatë? Do të tregosh që ke njerëz? Ndoshta ti je gangster, po çoje një fjalë të mirë, jo do dalim tani të tregojmë njerëzit, nejse…” .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: