Pavarësisht koronavirusit, që ka detyruar në mars mbylljen e lokaleve dhe restoranteve në Britaninë e Madhe, Ed Sheeran ka vendosur të vazhdojë të paguajë rrogat e të gjithë stafit të pub-it të tij ‘Bertie Blossoms’.

Këngëtari dhe menaxheri i tij Stuart Camp, bashkë-pronar i aktivitetit, kanë vendosur ndër të tjera të mos përfitojnë nga ndihma e qeverisë për të mos rënduar taksapaguesit. Në Britaninë e Madhe pronarët e lokaleve mund të reduktojnë pagat e punonjësve deri me 80% dhe të kenë mundësi të kërkojnë mbështetjeje nga qeveria. Zëdhënësi i këngëtarit ka deklaruar që ‘aktiviteti nuk ka kërkuar dhe nuk do kërkojë asnjë mbështetje nga qeveria, përfshirë leje, kredi, apo ndonjë formë tjetër mbështetjeje.

Ed Sheeran ka dhënë gjithashtu shumë stërlina për të ndihmuar Vendin në këtë kohë pandemie. ‘Ed do të bëjë gjithcka për të ndihmuar. Ai ka ndarë një shifër me 6 zero për entet lokale dhe personat në vështirësi të prekur nga pandemia e Covid-19.

Ed është shumë i përfshirë në zonën ku jeton dhe e di që donacionet e tij mund të kenë një rëndësi të madhe. Të gjitha janë shumë mirënjohës’, ka bërë me dije një burim pranë këngëtarit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb