FILIPINE– Dalja në treg e numrit të parë pas sulmit e gazetës satirike franceze ka nxitur protesta në disa vende të botës. Publikimi i karikaturës së re të Profetit Muhamed në gazetën satirike franceze “Charlie Ebdo”, ka zemëruar dhe myslimanët në Filipine.

Gjatë protestave në Filipine kanë marrë pjesë një numër i madh protestuesish myslimanë, ndërsa është djegur gazeta satirike franceze dhe flamuri izraelit.

Myslimanët me pankarta kanë bërë thirrje që të respektohet feja islame.

Në numrit e parë të revistës është publikuar karikatura e profetit Muhamed duke qarë, me pankartën “Unë jam Charlie”, ndërkohë që ka pasur një shitje rekord.

Shumë myslimanë në mbarë botën janë zemëruar me karikaturën dhe talljen e pamjes së Profetit Muhammed në gazetën satirike franceze, duke theksuar se kjo është e papranueshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb