Nga: ARTAN HOXHA*

…Nje prokuror i shtetit, 23 vite karriere nga viti 1992-2015 (sidoqofte karriera e tij, e mire apo e keqe), arrestohet live nga nje skuader e patrullave “Shqiponja” ne mes te qytetit, dhe pamjet shperndahen ne te gjitha mediat ne kohe rekord…per ata qe nuk e njohin, Haxhi Giu eshte prokurori qe kryesoi grupin hetimor per çeshtjen “Hajdari”, qe kerkoi burgim te perjetshem per Jaho Mulosmanin dhe Izet Haxhine, qe i kerkoi gjykates ne pretencen e organit te akuzes, se “ekzekutimi i Azem Hajdarit u be per motive politike”, kurse gjykata vendosi se “vrasja e Azem Hajdarit u be per motive gjakmarrje”…

Ne vitin 2008 ish-prokurorja e pergjithshme Ina Rama e transferoi nga Prokuroria e Pergjithshme ne prokurorine e Krujes….

Fakti se ligji po vepron edhe ndaj njerezve te drejtesise eshte nje lajm i mire….

Por ngutja per te publikuar pamjet e arrestimit te nje prokurori ne kohe rekord, le nje shije te keqe…

Prokurori, si çdo qytetar i thjeshte, prezumohet i pafajshem per sa kohe ne adrese te tij nuk ka nje vendim gjykate te formes se prere…

Publikimi i pamjeve te nje arrestimi demonstrativ, ndaj nje qytetari te padenuar nga gjykata perben nje shkelje te kodit etik te policise, privim te te drejtave te individit kur ndaj tij nuk ka nje vendim gjyqesor, etj…

Policia mund ta arrestonte ne zyren e tij te punes. ne banese, apo ta therriste per te dhene deklarime ne polici a prokurori dhe ne fund te procedures ti komunikonte arrestimin…

Prokurori Giu, nuk kishte dhene asnje shenje se po i shmangej hetimit, se mund te prishte apo manipulonte provat e ceshtjes hetimore, se mund te largohej jashte vendit, apo se perbente kercenim serioz per rendin dhe sigurine ne vend….

Pse policia dhe prokuroria e kane miratuar kete procedure demaskimi publik per rastin e prokurorit Giu?!!!!

Nuk e ve doren ne zjarr ne eshte apo jo i korruptuar prokurori Giu, kete gje e vendos gjykata. Por nje gje e di mire, ai nuk eshte ne top-listen e prokuroreve me te korruptuar te organit te akuzes, as ne top-listen e prokuroreve qe ka perdorur me shume politika per te mbyllur hallet e veta apo per te ndeshkuar kundershtaret, edhe pse kur drejtonte hetimin e çeshtjes “Hajdari”, Giu etiketohej si prokuror i djathte.

Me krah te lehte te qofte burgu Haxhi!!!! Ishallah nuk te çojne ne te njejtin burg me Jaho Mulosmanin dhe Isamedin Haxhine?!!!

Me sa di, ata kane ca fjale qe duan te ti thone nga afer dhe nuk duan ta humbin kete rast…..

(Sa per kujtese, ne rastet kur policia ka nxituar te shperndaje pamje, te cilat tregonin se po godiste lart ne hierarkine shteterore dhe po arrestonte peshqit e medhenj te korrupsionit, si ne rastin e Gjeneral Brigade Syrja Gjoka dhe guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani,…perfundimi ka qene nje bllof i madh, ne te dyja rastet te arrestuarit kane dale te pafajshem)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: